Seanca për votimin e ratifikimit të marrëveshjes së Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi do të mbahet nesër në orën 11:00.
Shefi i GP të Lëvizjes Vetëvendosjes Glauk Konjufca tha se Kryesia vendosi që propozimi për shqyrtimin e Projektligjit për Demarkacionin të kalojë dhe do të diskutohet nesër në seancën e Kuvendit.
Konjufca tha se Vetëvendosje e kundërshton këtë marrëveshje sepse shkelet integriteti territorial i Kosovës sepse Komisioni shtetëror i udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi ka gjetur gabime në raportin e Komisionit të udhëhequr nga Murat Meha.
“Nëse deputetët e kanë parasysh këtë duhet ta rrëzojnë nesër në seancë”, tha Konjufca pas mbledhjes së Kryesisë./Kosova Post/