Operacioni “Dega e Ullirit”, 1.829 terroristë të neutralizuar

Mos i humb

Forcat e Armatosura Turke (TSK) njoftojnë se që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” e deri më tani në Afrin të Sirisë, janë neutralizuar gjithsej në 1.829 terroristë.

Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë thuhet se vazhdojnë operacionet ajrore dhe tokësore për neutralizimin e terrorisëtve anëtarë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD dhe DEASH.

Në deklaratë theksohet se që nga fillimi i operacionit e deri tani janë neutralizuar 1.829 terrositë.

Gjithashtu theksohet se operacioni që ka filluar më 20 janar 2018, është ndërmarrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) në Afrin të Sirisë me qëllim për të vendosur siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe për të mbrojtur sirianët nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.

Afrini ka qenë strehë e madhe për organizatën terroriste PYD/PKK që nga korriku i vitit 2012, kur regjimi i Asadit në Siri ia la qytetin organizatës terroriste pa luftë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit