Tragjedi në prag të festivalit të Dragoit, shpërthim i fuqishëm 31 të vdekur

Mos i humb

Të paktën 31 persona humbën jetën në një shpërthim në një restorant në qytetin veriperëndimor kinez të Yinchuan.

Shpërthimi ndodhi në prag të Festivalit treditor të Dragoit, kur shumë njerëz në Kinë festojnë.

Copa xhami mbushën rrugën e errësuar, ku janë vendosur shumë restorante. Policia arrestoi nëntë persona, duke përfshirë “pronarin, aksionarët dhe stafin” e restorantit, pas shpërthimit dhe “pasuritë e tyre janë ngrirë”.

“Një rrjedhje e gazit të lëngshëm të naftës…shkaktoi një shpërthim gjatë funksionimit të një restoranti Barbecue”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua të mërkurën mbrëma, duke cituar komitetin rajonal të Partisë Komuniste.

Ndihma mjekësore iu dha shtatë personave, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje kritike për jetën. Dy prej tyre pësuan djegie të rënda, dy pësuan lëndime të lehta dhe dy kishin prerje nga copa xhami, raportoi Xinhua.

Mes viktimave ka nxënës të shkollave të mesme dhe pensionistë. Shumë vdiqën nga mbytja e shkaktuar ndoshta nga thithja e tymit, raportoi media shtetërore Paper.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit