Meta: Rikthimi tek dialogu, rruga e vetme për normalizimin Kosovë- Serbi

Mos i humb

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi sot pas lirimit të 3 policëve të Kosovës nga Serbia.

Meta u shpreh se, lirimi i tre policëve të Kosovës, edhe pse i vonuar, është një veprim pozitiv.

Sipas tij, rikthimi tek dialogu dhe finalizimi i marrëveshjeve të negociuara përmes BE dhe SHBA është rruga e vetme për normalizimin përfundimtar të situatës dhe të marrëdhënieve Kosovë- Serbi.

“Lirimi i tre policëve të Kosovës, edhe pse i vonuar, është një veprim pozitiv, që i dha fund një akti tepër të rëndë provokativ.

Rikthimi tek dialogu dhe finalizimi i marrëveshjeve të negociuara përmes BE dhe SHBA është rruga e vetme për normalizimin përfundimtar të situatës dhe të marrëdhënieve Kosovë- Serbi”, shkroi Meta, në një postim në rrjetet sociale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit