Ish-presidenti Clinton zbret në Rinas, pritet nga kryeministri Rama

Mos i humb

Presidenti i 42 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton ka mbërritur në Shqipëri, ku është pritur nga Kryeministri Edi Rama.

Avioni me të cilin udhëtonte ish-presidenti Clinton, ka zbritur në aeroportin e Rinasit, “Nënë Tereza” rreth orës 15:30’ minuta. Në pistën e aeroportit në një pritje të veçantë ishte kryeministri Rama që i dha mirëseardhjen.

“Rinas – Me presidentin Bill Clinton, mikun e përjetshëm të kombit shqiptar, i cili sapo shkeli për herë të parë në Shqipëri”,- shkruan Rama, ndërsa ndan dhe një foto të takimit me Clinton në rrjetet sociale.

*Jeni të mirëpritur të gjithë tek Kryeministria, sot në 18:30 për ceremoninë e mikpritjes së Presidentit Clinton dhe adresimin e tij për të gjithë shqiptarët” shkruan Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit