Rama Bega: Gëzuar 4 korrikun Amerikë, Zoti ju bekoftë!

Mos i humb

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 247-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama i uroi SHBA-së gëzuar 4 korrikun.

“Gëzuar 4 korrikun Amerikë. Zoti ju bekoftë!”- shkroi Rama, teksa mesazhin e shoqëronte nga emoyt e flamurit amerikan dhe atij kuqezi, të bashkuar nga një zemër, si dhe disa momente nga takimi i djeshëm me Presidentin e 42-të të SHBA.

Vlen të theksohet se, Bill Clinton ka mbërritur pasditen e kësaj të hëne në Tiranë, në një vizitë historike, për të cilën ai tha se ka dashur gjithmon të vijë mes nesh dhe këtë takim sado të vonë, do ta ruaj si një thesar.

Ish-presidenti amerikan njihet edhe si president nderi për shqiptarët për shkak të ndikimit pozitiv që ka patur për Shqipërinë e Kosovën. Presidenca e Clinton ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-së në Luftën e Kosovës në vitin 1999, çka detyroi presidentin e atëhershëm të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, të pranonte kushtet e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund fushatës së tij ushtarake kundër UÇK-së.

Për këtë arsye vizita e Clinton është përshëndetur nga e gjithë politika shqiptare, të cilët e konsideruan atë një hero kombëtar për kontributin që ka dhënë për kombin tonë. Clinton në këtë vizitë të parë do të qëndrojë në Tiranë.

Presidenti i Bajram Begaj ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Begaj shprehet krenar dhe mirënjohës për historinë që lidh Shqipërinë me Shtetet e Bashkuara, duke e konsideruar SHBA-në si partnerë strategjikë në ndërtimin e të ardhmes së demokracisë.

“Gëzuar 4 Korrikun SHBA!

Mirënjohës dhe krenarë për historinë që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Si partnerë strategjikë, jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme në të cilën ruajmë dhe forcojmë së bashku vlerat e demokracisë”- shkruan Begaj.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 247-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 4 korrik 1776, 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Britania e Madhe, duke nënshkruar një dokument që u quajt “Deklarata e Pavarësisë”.

Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara ishte produkt i mbledhjes së Kongresit të Dytë Kontinental në Filadelfia, Pensilvani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit