Me tone të forta deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka sulmuar ashpër maxhorancën, ndërsa theksoi se qeveria duhet të jap llogari për çështjen ‘Ahmetaj’.
Mes ironisë, Tabaku tha se gjysma e grupit parlamentar të PS-së, përmendet në dosjen e SPAK, gjë që sipas saj sot qeveria duhej të largohej.
“Kërkesa jonë është e drejtë. Qeveria u bë avokate e tre personave në kërkim ndërkombëtar. Sot është minimumi që qeveria të japë llogari. Është turp që i keni dalë për zot kësaj vjedhje.
Gjysma e grupit parlamentar të PS është në dosje, ka dhënë një tender, duhet të ishte larguar, të ulte kokën. Sot gjysma e qeverisë është përfshirë në këtë aferë. Sot qeveria nuk mund të fshihet.”, tha Tabaku.


