Ka eskaluar situata në Kuvendin e Kosovës në momentin kur kryeministri Albin Kurti ishte duke mbajtur fjalim.
Partitë opozitare gjatë tërë kohës e kundërshtonin kryeministrin Kurti duke e quajtur “rrenc”.
Në një moment deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku e ka gjuajtur me ujë Kurtin dhe në ato momente kanë ndërhyrë ministrat e kabinetit qeveritar, dhe pastaj ka eskaluar situata.
Kryeministri Albin Kurti sulmohet fizikisht nga kriminelet e opozites pic.twitter.com/eUJ5H7p0Zv
— 🇽🇰 (@KryeministriRKS) July 13, 2023
Situata ka esklauar deri në përleshje fizike mes ministrave dhe deputetëve opozitarë. Në ato momente është dëgjuar ministrja Albulena Haxhiu e cila i thotë deputetit Lushtaku “a je normal”
Pastaj ka filluar përleshja fizike, dhe dëgjohen fjalët e një deputeti “nalu breh nalu”. Në atë moment ka hyrë policia me kërkesë të kryetarit të Kuvendit ,Glauk Konjufca.
Çfarë tha Kurti?
“Në të njëjtën kohë e kemi shfaqur ndjeshmërinë tonë për paqe të qëndrueshme… e cila nënkupton që të kemi ndjeshmëri që në këto dy javë të fundit nuk ka pasur as protesta të dhunshme, as incidente, as sulme në veri të Kosovës, rrjedhimisht nuk kemi tërheqje të policisë së Kosovës.” – u shpreh ai.
Kujtojmë se e gjithë kjo po ndodh për shkak të incizimeve të publikuara ku evidentohet se shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari Lila, ka pasur komunikim me Millan Radojiçiç.






