Rama: Pasdite në 18.30 do t’i drejtohem opinionit publik

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet sot opinionit publik me një adresim për votimin e sotëm në Kuvend.

Kuvendi miratoi sot me 117 vota pro, asnjë kundër dhe 3 abstenim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj.

Në seancën e posaçme të zhvilluar sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku u diskutua kërkesa e SPAK, ishin të pranishëm 120 deputetë.

Gazment Bardhi dhe Arben Pëllumbi lexuan raportet e  opozitës dhe të mazhorancës mbi kërkesën e SPAK.

Si mazhoranca ashtu edhe opozita e vlerësuan të ligjshme kërkesën e SPAK, e cila kërkon kontrollin e banesës së Arben Ahmetajt dhe më pas arrestimin et tij.

Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj nuk ishte i pranishëm në Kuvend, ndërsa pak para se Kuvendi të mblidhej përmes një mesazhi të postuar në rrjetet sociale Ahmetaj shprehu dhe qëndrimin e tij mbi hetimin e SPAK, ku nënvizoi se veprimet e tij kanë qenë konform ligjit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit