Gjergji Hani, kandidati i vetëm përballë Lulzim Bashës për kreun e PD-së, ka dhënë sot një deklaratë për mediat pasi votoi në selinë blu.
Sipas tij, anëtarët e Partisë Demokratike duhet të votojnë masivisht. Hani thotë se Këshilli Kombëtar i thirrur nga Basha nuk ka asnjë vlerë.
“ “Së pari ju falënderoj për prezencën. I ftoj demokratët të votojnë masivisht sepse pasqyrohen zërat e tyre brenda partisë. Pjesëmarrja është vlerë e PD dhe demokracisë.
Gjergj Hani i është përmbajtur vendimi të Kryesisë së Partisë, vendosi tonet për mënyrën sesi do zhvillohej fushat?
Unë s’kisha mundësi të zhvilloja fushatën në të gjithë vendin. Unë kam shprehur mesazhin tim te demokratët. Këshilli i thirrur nga Bardhi në Zoom s’ka asnjë vlerë, është antikushtetues merret drejtësia me të. Të përpiqemi të ketë mbarëvajtja.”- tha Hani.
Partia Demokratike zgjedh sot kryetarin e ri. PD ka thirrur 25 mijë anëtarë që të votojnë. Në zgjedhjet e sotme nuk priten surpriza, pasi në garë me Lulzim Bashën është kandidati Gjergji Hani, një figurë e panjohur në PD, përballë asaj të ish-kryedemokrati i cili e ka drejtuar për 8 vite selinë blu.


