Navalny: Rezistojini Putinit!

Mos i humb

Pas dënimit të tij me 19 vjet burg në një kamp penal, kundërshtari më i ashpër i Kremlinit, Alexei Navalny, i bëri thirrje popullatës ruse të ngrihet kundër presidentit Vladimir Putin, në një lutje nga burgu ku ai po mbahet.

“Putini nuk duhet të arrijë qëllimet e tij. Mos e humbni vullnetin për të rezistuar”, tha dje Navalny, pasi iu dha dënimi në kampin e tij aktual të burgut në Melekhovo, 260 kilometra larg Moskës, ku ai tashmë po vuan një dënim të mëparshëm.

Gjykata e qytetit të Moskës kishte ngritur një dhomë dëgjimi në kamp dhe e dënoi liderin e opozitës me 19 vjet.

Ai u akuzua për themelimin dhe financimin e një organizate ekstremiste.

Zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmysh tha për DPA-në se ”vendimi me shkrim mbetet për t’u parë”.

Media ruse raportoi se dënimi përfshinte kohën e mëparshme që ai ka vuajtur.

“Nëntëmbëdhjetë vjet në një koloni me një regjim të veçantë. Numri nuk ka rëndësi. Unë e kuptoj shumë mirë se unë, si shumë të burgosur politikë, jam duke vuajtur një dënim të përjetshëm”, tha Navalny.

Ekipi i Navalny-t gjithmonë ka thënë se ai nuk do të lirohej për sa kohë që Putin të mbetej në pushtet.

”Dënimi nuk është vetëm për mua, por kundër të gjithëve”, theksoi ai.

“Ata duan t’ju bëjnë të braktisni Rusinë tuaj pa luftë ndaj kësaj bande tradhtarësh, hajdutësh dhe të poshtrish që kanë kapur pushtetin”, tha ai, sipas mesazhit të shpërndarë në rrjetet sociale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit