Vetëm pak ditë pas instalimit, hiqet tabela e kompanisë së Elon Musk

Mos i humb

Pak ditë pas instalimit, tabela vezulluese “X” është hequr nga zyrat qendrore në San Francisko.

Kompania e Elon Musk, që më parë njihej si Twitter u detyrua që të hqite simbolin e saj të ri pas ankesave të banorëve dhe një paralajmërimi se nuk kishte leje.

Ngjalli reagime tek banorët, Elon Musk detyrohet të heqë shenjën e re ̶...

Vetëm gjatë fundjavës që u vendos shenja, u regjistruan 24 ankesa nga banorët që thoshin se dritat e tabelës ishin verbuese gjatë natës.

Banorët regjistronin video ku drita e tabelës shkëlqente apo pulsonte ku shpreheshin se i shqetësonte.

Të tjerë kishin shqetësime për sigurinë sepse tabela nuk u dukej e vendosur mirë.

Sipas X, heqja e tabelës ishte me vullnet të lirë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit