Berisha: Ftoj Ramën të anulojë lejen

Mos i humb

Kryetari i grupit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha i konsideroi sot shpifje dhe trillime të mirëfillta akuzat për përfitime në kullën pas Teatrit të Operas dhe Baletit, ndërsa kërkoi anulimin e lejes për këtë objekt.

Në një konferencë për shtyp, Berisha u shpreh se “e gjithë përpjekja është të krijojnë një zhurmë për të shuar flakët e djegësit të Tiranës që nuk ekziston”.

“Gjatë qeverisjes së PD, Sali Berisha nuk ka dhënë asnjë leje për asnjë kullë. Plani që ka miratuar Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit në vitin 2012, ka qenë për ndërtimin e ndërtesave me lartësi 6-8 kate në të gjithë territorin e Tiranës. Së dyti, në qoftë se Edi Rama paska dhënë leje për Shkëlzen Berishën, duhet të kesh humbur çdo mendje që të nxjerrësh shpifje të tilla. Megjithatë, e ftoj Edi Ramën të anulojë menjëherë lejen”, u shpreh ai.

Duke folur për çështjen e inceneratorëve, Berisha theksoi se “të dhëna autentike, zyrtare, origjinale faktojnë se Erion Veliaj është autori më kryesor së bashku me Edi Ramën i vjedhjes së shekullit me inceneratorin e Tiranës”.

“Këto të dhëna të cilat disponohet plotësisht edhe nga Prokuroria Speciale dëshmojnë se, jo një, por gjashtë herë Ministria e Financave fillimisht Shkëlqim Cani dhe më vonë Arben Ahmetaj kanë refuzuar kërkesën e përsëritur prej gjashtë herësh të ndërtimit të djegësit të Tiranës, si një kërkesë krejtësisht e papërballueshme nga pikëpamja financiare, gjë të cilën e konfirmon me përgjegjësi të plotë para një viti edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit”, shtoi ai.

Sipas tij, “në ndryshimin e qëndrimit të Ministrisë së Financave, rol vendimtar ka patur falsifikimi dhe mashtrimi i Erion Velliajt, se bashkia do të përballonte shpenzimin për fondin prej 91 milionë eurosh”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit