Qëllohet për vdekje kandidati presidencial Fernando Villavicencio

Mos i humb

Kandidati presidencial ekuadorian Fernando Villavicencio u qëllua për vdekje më pak se dy javë përpara zgjedhjeve të parakohshme presidenciale dhe parlamentare, deklaruan autoritetet vendase.

Persona të armatosur të panjohur qëlluan mbi kandidatin presidencial 59-vjeçar ndërsa ai hipi në një makinë pas një mitingu politik në Quito, njoftuan mediat lokale.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të vendit të Amerikës së Jugut tha se një i dyshuar u plagos rëndë në një përplasje zjarri me personelin e sigurisë dhe më vonë vdiq në paraburgim.

Prokurorët thanë gjithashtu se nëntë persona u plagosën në sulm, duke përfshirë një kandidat për deputet dhe dy oficerë policie.

Presidenti ekuadorian Guillermo Lasso tha se ishte “i indinjuar dhe i tronditur nga vrasja e kandidatit presidencial Fernando Villavicencio duke premtuar se ”krimi nuk do të mbetet pa u ndëshku”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit