Zjarret në Hawaii deri më tani kanë marrë jetën e 57 personave ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë për të pagjeturit.
Gjithsej gjashtë zjarre janë aktive në Big Island dhe Maui, ku ka ndodhur pjesa më e madhe e shkatërrimit që nga shpërthimi i zjarreve të martën. Gati 1.700 shtëpi dhe ndërtesa janë shkatërruar dhe mijëra banorë dhe turistë janë evakuuar nga zonat e rrezikshme.
“Jill dhe unë shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e atyre që humbën të dashurit në zjarret në Maui dhe lutjet tona janë me ata që ju janë shkatërruar shtëpitë, bizneset dhe komunitetet e tyre”, tha presidenti i SHBA-së, Joe Biden në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.
Biden ka miratuar shpalljen e fatkeqësisë për të ndihmuar në përgjigjen emergjente dhe përpjekjet e rimëkëmbjes.
Roja Bregdetare e SHBA-së ka shpëtuar më shumë se 10 persona që u hodhën në oqean për t’u shpëtuar zjarreve ndërsa Garda Kombëtare e Hawaiit u angazhua për të ndihmuar zjarrfikësit dhe personelin tjetër të urgjencës.
“Ne u jemi mirënjohës zjarrfikësve të guximshëm që vazhdojnë të vrapojnë drejt rrezikut, duke e vënë veten në rrezik për të shpëtuar jetë. Kam urdhëruar të gjitha asetet federale në dispozicion në ishuj për të ndihmuar”, tha Biden


