Tabaku: Oligarkia e naftës ka dominuar për shumë vite

Mos i humb

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku reagoi sot në lidhje me çmimin e karburanteve.

“Në sesionin e kaluar, Grupi Parlamentar i PD shënoi një fitore duke mbyllur Bordet e Naftës dhe duke luftuar kundër oligarkisë së naftës që ka dominuar për shumë vite. Por, a e dini pse ndiheni akoma nën hijen e çmimeve të larta të karburantit?”, u shpreh Tabaku në një postim në rrjetet sociale, teksa renditi arsyet kryesore të rritjes së çmimeve të karburantit.

“Kartelat e Krijuara: Oligarkia e naftës ende e dominon lojën e tregut dhe ka krijuar një fushëveprim të ndërlidhur të interesave të saj. Këto kartele shmangin ligjet  dhe vendosin çmimet sipas dëshirës së tyre”, theksoi ajo.

“Taksimi socialist: Detyrim për ju, fitim për të tjerët (Oligarkët): Qeveria dhe oligarkia punojnë së bashku në një ortakëri të mjerueshme. Ndërkohë që ju shihni çmimin e naftës rritur, më shumë se gjysma e çmimit është e justifikuar me taksa të larta që merren nga xhepat tuaj. Thënë shkurt, keni të bëni me një marrëveshje që e shfrytëzon juve për të pasuruar ata”, vijoi Tabaku.

“Shfrytëzimi i kursit të këmbimit: Edhe pse transaksionet për naftën bëhen në dollarë, çmimi rritet në monedhën tuaj lokale. Ky truk shfrytëzohet për të fituar edhe më shumë. Kompanitë e oligarkisë përfitojnë nga rritja e çmimit dhe kursi i këmbimit, duke u dhënë mundësinë për të fituar dy herë më shumë”, nënvizoi deputetja e PD.

Sipas saj, “këto arsye janë shqetësuese dhe po e kthejnë ekonominë tonë në një kurth, duke na privuar nga konkurrenca e ndershme dhe e drejtë në treg. Vetëm disa të pasur po përfitojnë, ndërsa shumica e pëson”.

“Gara e tregu i lirë është zgjidhja! Konkurenca e meritokracia, eleminimi i barrierave e rritja e numrit të kompanive, politika fiskale në shërbin të sipërmarrjes. Përqëndrimi vetëm në pak duar e ka ngushtuar hapësirën e kompanive për të vepruar”, theksoi ajo.

Tabaku nënvizoi se, rikthimi i besimit te institucionet, rigjallërimi i ekonomisë dhe hapja janë zgjidhja qoftë në biznes e qoftë në politikë.

“Sot pak duar kanë kapur prej fyti shumicën,  meritokracia nuk vlerësohet e ne duhet ta ndryshojmë këtë! Ta ndryshojmë kënetën poiitike e ekonomike për të shkuar përpara dhe ndryshuar realitetin!”, përfundoi reagimin e saj deputetja e PD, Jorida Tabaku.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit