Lukashenko: Nëse sulmohemi, gati për të përdorur armët bërthamore

Mos i humb

Lideri bjellorus, Aleksandër Lukashneko deklaroi se në Bjellorusia do t’i përgjigjet menjëherë çdo sulmi, duke mos përjashtuar as armët bërthamore.

Deklaratat ai i bëri gjatë një intervistë me gazetaren ukrainase Diana Panchenko.

“Nëse Polonia, Lituania, Letonia fillojnë agresionin kundër vendit tonë, ne do të përgjigjemi menjëherë. Me gjithçka që mund të kemi.

Kjo është ajo mbi të cilën bazohet koncepti ynë i sigurisë dhe ne do të zbatojmë atë menjëherë, kur të ndihemi të kërcënuar”, u shpreh Lukashneko gjatë intervistës.

Sakaq ai nënvizoi falin se Bjellorusia nuk dëshiron të përdorë armë bërthamore dhe nëse nuk ka sulme, nuk do i përdori kurrë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit