Balluku: Shqipëria operon me teknologji moderne

Mos i humb

Zëvendës kryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka dhënë detaje në lidhje me vendimet e marra në mbledhjen e

“Gjatë mbledhjes së qeverisë, këtë të enjte pas një periudhe pushimesh detyra të reja janë në fokus. Në këtë mbledhje është diskutuar krijimi i nuklave të inovacionit në çdo ministri një kërkesë e kryeministrit e lidhur me të gjitha zhvillimet që ndodhin në Shqipëri, me nisjen e digjitalizimin e të gjithë shërbimeve ku qytetarët e kanë të prekshëm këtë shërbim dhe duhet që të përmendim se Shqipëria operon me teknologji moderne siç është rasti i satelitëve.

Sot ne kemi rezultate të prekshme dhe po përdoren për arsye të mira si në rastin e emergjencave civile dhe për turizmin, Bujqësinë, infrastrukturën dhe zhvillimin. Tashmë na ka lindur nevoja për nukla inovacioni në çdo ministri që do ti propozojnë ministrit dhe organizatës së çdo ministrie projektet e reja. Ne duhet që të dalim në treg për të marrë sa më shumë persona që janë të dhënë pas inovacionit.

Duke dit pagat e tregut që tashmë janë të larta, për nuklat e informacionit dhe të inovacionit pagat do të jenë më të larta se sektorët e tjerë për të përthithur trurin më të mirë të tregut shqiptar dhe të diasporës.

Brenda vjeshtës pritet që ne ti kemi të përdorshme këto nukla në çdo ministri, kemi diskutuar dhe për një vendqëndrim të përbashkët për këto nukla”, ka thënë ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit