“E respektoj Maqedoninë e Veriut, pasi si aleat i SHBA-ve, organizoj takimin mes Kosovës dhe Serbisë. Pa Maqedoninë ne nuk mund të mbajmë gjallë dialogun mes shteteve të Ballkanit.
Ju si shtet keni pjesë në organizata trans-atlantike. Ne duam të shohim një shtet mik si Maqedonia në BE, është e nevojshme edhe për BE-në që të ketë brenda vetes një shtet besnik si shteti juaj” tha mes tjerash Escobar
Nga ana e tij kryeministri Kovaçevski në konferencën e përbashkët tha se Bullgaria nuk do të vendos kushte të reja për të penguar integrimin e Maqedonisë në BE
“Marrëdhëniet bilaterale me Bullgarinë nuk do të ndikojnë në negociatat me BE-në, dhe se në të ardhmen nuk do të ketë kushte të reja”, tha Kovaçevski.


