Rama: Të jesh në autobusin e BE-së, më e sigurt se të jesh në një avion rus

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas refuzimit të Komisionit Evropian të idesë së Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel për zgjerimin e Bashkimit Europian deri në vitin 2030.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e krahason BE-në me një autobus ku udhëtimi mund të jetë i ngadaltë dhe destinacioni i largët, por në fund është i sigurt.

“Po, sigurisht kjo është arsyeja përse autobusi nuk mund të bëhet kurrë avion. Sidoqoftë, më besoni, si janë punët sot, të jesh në autobusin e Bashkimit Europian,  madje edhe pa një ndenjëse, është më e sigurt se të jesh në një avion rus, pasi udhëtimi mund të jetë shumë i ngadaltë dhe destinacioni ynë shumë i largët. Por një gjë është e sigurt si vdekja: autobusi nuk do të përplaset kurrë”, tha Rama.

Sot, Komisioni Europian kundërshtoi objektivin e Charles Michel për zgjerimin e Bashkimit Europian deri në vitin 2030.

“Ne nuk jemi të fokusuar tek data, por të fokusuar në punën e ngushtë me vendet kandidate që përgatiten për t’ju bashkuar BE-së”, tha zëdhënësja e KE-së, Dana Spinant.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit