Pas daljes nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve Gazment Bardhi nga radhët e opozitës hodhi akuza ndaj mazhorancës duke theksuar se ata nuk kanë ‘hallin’ e qytetarëve, por të Ramës dhe Asamblesë së PS-së.
“Kolegët e mazhorancës nuk kishin hallin e zgjedhësve, halli i tyre ishte te Asambleja e PS, Unë gjykoj që hallet e Edi Rames dhe qeverisë së tij nuk mund të jenë hallet e qytetarëve, ne jemi në parlament për interesin e qytetarëve dhe duhet të jetë vendi ku secili prej nesh ngre shqetësimet në raport me interesin e zgjedhësve.”
I pyetur nga gazetarët se a ka shanse për unifikim të grupeve parlamentare të PD-së duke qenë se tashmë duket se janë bërë 3 të tillë, Bardhi theksoi se në këtë pikë opozita duhet të jetë bashkë përballë ‘regjimit’ të Edi Ramës.
“Siç thashë Asambleja e PS nuk është shqetësim i qytetarëve e as problemet brenda grupit të opozitës nuk do të duhet të kthehen në një shqetësim për qytetarët. S
hqipëria edhe në këtë moment kur korrupsioni ka dalë sheshit, do duhet që opozita të jetë e unifikuar, një trup i vetëm përballë Edi Ramës. Kjo ka qenë përpjekja ime, do bëjmë gjithçka të shkojmë drejt kësaj rruge.
Opozita mund të jetë e ndarë në shumë çështje, por nuk ka asnjë arsye të jetë e paunifikuar në parlament me qeverinë e korruptuar të Edi Ramës.
Regjistrimin secili deputet e bën në nisje të legjislaturës së re të Kuvendit, nuk ka një riregjistrim, secili deputet është regjistruar në grupet parlamentare përkatëse, s’ka arsye pse mos të jemi të gjithë në një sallë dhe të ndërtojmë një aksion të përbashkët, ka qenë qëndrim i kahershëm i imi dhe i kolegëve të mi. Opozita duhet të ketë një listë prioritetesh.”
Bardhi theksoi se asnjëri nga grupet parlamentare nuk do të rikonfirmojë përbërjen e tij tashmë që nis sesioni i ri parlamentar.
“Rrymat brenda grupeve politike nuk janë rryma brenda grupeve parlamentare, unë jam deputet i grupit parlamentar të PD-së. E rëndësishme është çfarë bën shumica e deputetëve, ne s’kemi nevojë për ndasi, por për bashkim forcash. Kush vendos të vazhdojë lojën e gëc mëceve, do të thotë se nuk është anëtar i opozitës.”
Kuvendin e thirrur nesër nga Lulzim Basha e konsideroi nul.
”Nuk e ndjek faqen e tij të Facebook-ut, nesër nuk ka Kuvend Kombëtar të PD. Ai thirret sipas statutit”, përfundoi Bardhi.


