Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të presë me ftesë të tij në Tiranë, në një vizitë shtetërore në datat 4-5 shtator 2023 Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Vizita e presidentes Osmani zhvillohet në një moment të rëndësishëm për dy shtetet tona dhe për rajonin.
Osmani mbërrin në Presidencë në orën 10:00 dhe do të pritet me një ceremoni zyrtare. Më pas do të vijohet me takimin mes dy presidentëve dhe takimin e zgjeruar mes delegacioneve.
Në orën 11:40 – 12:05 do të mbahet konferencë për shtyp e dy presidentëve.
Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë.


