Balla: Policia, intensifikim të operacioneve kundër…

Mos i humb

Ministri i Brendshëm Taulant Balla përgëzoi Policinë e Shtetit për intensifikimin e operacioneve kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Balla deklaroi se shqiptarët presin një pastrim të territorit nga kultivimi i paligjshëm i bimëve narkotike. Sipas Ballës kultivimi i paligjshëm i kanabisit ka sjellë një rritje të përdoruesve, kryesisht në moshat e reja.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për intensifikimin e operacioneve kundër kultivimit të lëndëve narkotike. Shqiptarët presin një pastrim të territorit nga kultivimi i paligjshëm i bimëve narkotike.

Kultivimi i paligjshëm i kanabisit ka sjellë një rritje të përdoruesve, kryesisht në moshat e reja”, thekson Balla.

“Unë jam vetë prind dhe i mirëkuptoj të gjithë prindërit, gjyshërit, familjet shqiptare të cilët presin nga Policia e Shtetit më shumë rezultate në goditjen e trafikantëve dhe shpërndarësve të lëndëve narkotike pranë shkollave apo mjedise të tjera të frekuentuara nga të rinjtë. P

aketa e Sigurisë në shkolla do të garantojë një perimetër sigurie përreth shkollave dhe ashpërsim të ndëshkimit të keqbërësve që kryejnë vepra penale në dëm të nxënësve/të rinjve, me fokus të veçantë goditjen e rrjeteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit