Gara për bashkinë e Kukësit, KQZ: Regjstrohet PD e Bashës

Mos i humb

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot regjistrimin e Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha në zgjedhjet e pjesshme të 24 shtatorit për kryetar bashkie në Kukës.

Përtej debatit juridik dhe politik gjatë mbledhjes së KQZ-së, kryekomisioneri Celibashi tha se kërkesa dorëzuar nga Partia Demokratike e Lulzim Bashës, plotëson kërkesat e Kodit Zgjedhor dhe ligjit për partitë politike.

“KQZ e ka të pamundur të bëjë shqyrtim të procesit vendimmarrës të një partie politike. KQZ është e detyruar të shohë kërkesën në aspektin formal. Dhe në këtë kontekst, KQZ shikon regjistrin e partive politike, ku janë shënuar të gjitha të dhënat e partisë politike. Regjistri ndodhet në Gjykatën e Tiranës. Është fakt se kryetari i Partisë Demokratike është Lulzim Basha. Në këtë kontekst ky person ka legjitimitetin të paraqesë në emër të PD, kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor. Do ishte pa vend dhe pa vlerë të diskutohej në tjetër këndvështrim ecuria e vendimmarrjes në PD, mbi zgjedhjen e organeve drejtuese të saj. Unë do t’i qëndrojë strikt asaj që sjell Gjykata e Tiranës mbi të dhënat e një partie politike”, tha Celibashi.

“Po ashtu kanë ardhur dhe dokumente të tjera të bashkangjitura me kërkesën për regjistrimin e partisë dhe deklarata me shkrim e kryetarit të partisë politike, si një kërkesë thelbësore për regjistrimin e një partie politike si subjekt zgjedhor. Përfundimisht miratojmë kërkesën për t’u regjistruar PD si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiakun e Kukësit, me kryetar Lulzim Basha dhe shkronja nistore PD. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim në KAS, brenda 3 ditëve nga shpallja e këtij vendimi, i cili shpallet në faqen zyrtare elektronike të KQZ”, përfundoi Celibashi.

Ky vendim rrëzoi pikën e dytë të rendit të ditës, ku Sali Berisha si kryetar i “Rithemelimit” kishte dorëzuar kërkesën për regjistrimin në zgjedhje si drejtues i Partisë Demokratike.

KQZ këtë të hënë, po ashtu, sipas rendit të ditës regjistroi edhe Partinë Socialiste me kryetar Edi Ramë. Po ashtu, u regjistrua dhe Partia e Lirisë (PL), me kryetar Ilir Metën, si edhe Partinë për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë me kryetar Rivelino Çuni me shkronjat nistare (PEISH)

Gjatë mbledhjes së KQZ po ashtu u morën dhe disa vendime të tjera mbi plotësimin e disa vakancave sipas projektvendimeve në rendin e ditës për këtë të hënë.

U miratuan projektvendimet për plotësimin e vakancave në Këshillin e bashkisë Pogradec, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, Jovan Filip Shkëmbi”, në Këshillin e bashkisë Dropull, me kandidatin nga lista shumemërore e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Pandeli Ahilea Kuremeno”, në Këshillin e bashkisë Memaliaj, me kandidatin nga lista shumemërore e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Flamur Zenel Mushamataj”, në këshillin e bashkisë Librazhd, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Demokracia Sociale”, Erjola Syri Albrahimi”, në Këshillin e bashkisë Belsh, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, Aurela Bashkim Hysa”, në këshillin e bashkisë Belsh, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, Enkeleda Baftjar Kullolli, në Këshillin e bashkisë Belsh, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, Ervina Sefedin Meta, në Këshillin e Bashkisë Lezhë, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialdemokrate”, Adelina Pashko Toma, në Këshillin e Bashkisë Lezhë, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialdemokrate”, Vera Gjok Deda, në Këshillin e bashkisë Lezhë, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialdemokrate”, Flora Pjetër Margjonaj”, në Këshillin e bashkisë Dibër, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialdemokrate”, Andrit Ilmi Lika, në Këshillin e Bashkisë Kuçovë, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, Aurela Bashkim Rumbullaku.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit