Bardhi: Prioritet i deputetëve të opozitës, zgjedhjet e lira dhe të ndershme

Mos i humb

Ish-kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha sot se “në takimin me rreth 43 deputetë të PD-së, Aleancës për Ndryshim kemi caktuar një pjesë të agjendës parlamentare për sesionin e ardhshëm parlamentar”.

Në një prononcim për mediet pas përfundimit të tryezës ku u diskutua për axhendën parlamentare dhe joparlamentare, Bardhi tha se “së pari, prioritet i punës së deputetëve të opozitës në parlament, në nisjen e këtij sesioni do të jenë sigurisht zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Çuarja përpara e reformës zgjedhore, e cila për fat të keq është bllokuar prej dy viteve është vendosur si prioritet i punës së gjithë deputetëve të opozitës, atyre sigurisht që e ndiejnë veten ende opozitarë në parlamentin e Shqipërisë duke rikonceptuar komisionin e reformës zgjedhore, dhe sigurisht edhe detyrat që duhet të përmbushë me afate dhe përgjegjësi të qarta ky komision i ri i reformës zgjedhore. Është e papranueshme, që ndërsa opozita ka denoncuar masakrën zgjedhore të 25 prillit, ka denoncuar masakrën zgjedhore të 14 majit, të mos çojë përpara një prioritet që është jo thjesht një interes i opozitës, por është interes i Shqipërisë, zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë padyshim interes i Shqipërisë”, nënvizoi Bardhi.

Bardhi tha se vendimi i parë i marrë është padyshim rikonceptimi i detyrave dhe përbërjes së komisionit të reformës zgjedhore.

“Së dyti, besoj ramë dakord të gjithë që kjo opozitë ka përballë qeverinë më të korruptuar në historinë 32 vjeçare të vendit. Çdo ditë ne përballemi me skandale të kësaj qeverie, ku milionat e eurove tashmë janë kthyer si bileta të autobusit, apo të trenit, dhe që kanë humbur vlerën për shkak të abuzimeve me vlera marramendëse. Për këtë arsye kemi vendosur ngritjen, pra do të paraqesim në nisje të këtij sesioni ngritjen e tre komisioneve hetimore. Së pari, komisioni hetimor për koncensionet PPP-të dhe problematikat në shëndetësi, i cili në gjykimin tonë përbën prioritet jo vetëm në shkak të abuzimeve, por për të pamundësisë së qytetarëve për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor”.

Sipas tij, komisioni hetimor që do të kërkojë opozita do të synojë të ndihmojë edhe punën e organit të prokurorisë, duke evidentuar fakte edhe të dhëna që i shërbejnë sigurisht edhe hetimit penal.

“Çështja e dytë për të cilën kemi rënë dakord ka të bëjë me të dhënat personale të qytetarëve, abuzimi me çështjen e patronazhistëve, apo skandali më i fundit, apo shqetësimi më i fundit i ngritur edhe nga SHBA-të, lidhur me dyshime serioze në ndërhyrjen e sistemit TIMS dhe vjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS, kanë vendosur si prioritet nr.2 në sferën e llogaridhënies pikërisht ngritjen e një komisioni hetimor për këtë çështje. Dhe së treti, jemi njohur dhe njihemi çdo ditë me të dhëna, sesi zyrtarë publikë në kushtet e konfliktit të interesit marrin vendime për të pasuruar miqtë, shokët, apo familjarët e tyre me fonde publike, prandaj një tjetër komision do të jetë i fokusuar te çështjet që lidhen me zbatimin e ligjit, me konfliktin e interesit, në abuzimin me detyrën”, theksoi Bardhi.

I pyetur në lidhje me ftesën ndaj Berishës për të marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD dhe aleatëve, Bardhi theksoi se “e rëndësishme është që në agjendën politike dhe parlamentare kundër kundërshtarit tonë të përbashkët, është Edi Rama dhe qeveria e tij e korruptuar.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit