Majko: Borxhin ndaj qytetarëve e shpërblejmë me vepra

Mos i humb

Partia Socialiste ka shpallur fitoren në zgjedhjet për kryebashkiakun e Kukësit, teksa kandidati socialist Albert Halilaj mori rreth 5 mijë vota më shumë se Emri Vata i koalicionit “Bashkë Fitojmë.

Pandeli Majko, drejtues i PS-së për qarkun e Kukësit është shprehur se ky qytet i ka futur në borxh, me fitoren që morën për të udhëhequr bashkinë.

“Kjo është fitore e një djali që fiton në Kukës dhe që do tu shërbejë të gjithëve pa asnjë dallim partiak. I kemi një borxh të madh Kukësit.

Ky borxh nuk shpërblehet me fjalë, por me vepra”, u shpreh Majko.

Sipas tij kandidati socialist Albert Halilaj ka marrë mbi 63% të votave, ndërsa Emri Vata i koalicionit “BF” numëron rreth 36.5% të votave, trend që i jep fitoren Halilajt.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit