Pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura

Mos i humb

Pikëkalimet kufitare në Jarinje dhe Bërnjak edhe sot po vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura për qarkullim.

Këto dy pika kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë u mbyllen të dielën nga Policia e Kosovës për shkaqe sigurie, pas sulmit terrorist në veri të vendit ku mbeti i vrarë një zyrtar policor dhe u plagos një tjetër.

Sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, përveç këtyre dy pikave, vendkalimet tjera kufitare janë të hapura për qarkullim.

Dje, organet e rendit kanë ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare.

“Referuar situatës dhe rrethanave të krijuara, Policia e Kosovës për shkaqe sigurie ka mbyllur për qarkullim kufitar dy vendkalimet kufitare në veri (Jarinje dhe Bërnjak), andaj fton të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim si dhe të shmangun daljet dhe lëvizjet e tyre në atë rajon/zonë”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra, një u plagos dhe një tjetër u lëndua, pas një sulmi nga persona të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës.

Policia e Kosovës ka rrethuar të dyshuarit, rreth 30 persona – pjesëtarë të grupit të armatosur terrorist që gjenden në manastirin e Banjskës, derisa sulmet ndaj njësiteve policore po vazhdojnë.

Organet e rendit konfirmuan se tre sulmues të grupit terrorist janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë arrestuar, dy prej tyre të uniformuar dhe katër të tjerë që ndihmonin në operacion përmes radiolidhjeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit