Mbi 40 persona u vranë dhe rreth 50 të tjerë u plagosën pas shpërthimit të një bombe pranë një xhamie në Pakistanin jugperëndimor, tha policia.
“Sulmi kishte në shënjestër njerëzit që mblidheshin jashtë xhamisë në qytetin Mastung në provincën e Balochistanit”, tha oficeri i policisë, Azam Khan.
“Një oficer i lartë policie dhe të paktën 24 persona të tjerë u vranë”, shtoi Khan.
Bombardimi ndodhi kur njerëzit nga sekti Barelvi i Islamit po mblidheshin për të festuar përvjetorin e lindjes së profetit mysliman Muhamed.
Lëvizja Barelvi, e cila ka ndikime të forta nga sufizmi, është një sekt popullor në Pakistan dhe njerëzit që e ndjekin, shpesh janë në shënjestër të grupit ekstremist të Shtetit Islamik.
“Personat e plagosur u transportuan në spitalin lokal”, tha Khan.
Në spitale është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe forcat e sigurisë kanë rrethuar zonën.
Media lokale raportoi se numri i të vdekurve është shtatë, ndërsa ministri i Informacionit të Balochistanit, Jan Achakzai konfirmoi 10 vdekje.


