Kreu i grupit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha u ndal sot në fjalën gjatë seancës plenare të Kuvendit tek kërcënimet ndaj ndaj punonjësve të drejtësisë.
“Dënoj me ashpërsinë më të madhe si një nga krimet më të rënda, çdo kërcënim ndaj çdo hetuesi, prokurori, gjykatësi, gazetari dhe cilido tjetër. Por këtu dua të theksoj, dua të ndalem se këto kërcënime shfrytëzojnë rrjedhjen e informacioneve. Shfrytëzojnë pazarin që bëhet me informacionet. Kush e bën? Militantët tuaj e bëjnë, patronazhistët tuaj e bëjnë. Ata nxjerrin dosjet në treg te kriminelët dhe kriminelët më pas u vërsulen
Berisha tha se të gjithë ata që janë marrë dhëmb për dhëmb me bandat dekonspirohen nga militantë që shesin informacione.
“Po natyrisht, kur vihet Taulant Balla, njeriu i lidhur më shumë se kushdo tjetër me bandat në krye, nga të mos dalë çdo sekret? Nuk gjeni një rrjedhës se jeni vetë rrjedhës. Propozimi im është ky: çdo politikan, çdo deputet dhe deputete, që ka përdorur EncroChat, që ka përdorur aplikacionin SKY EÇ, që ka përdorur telefona të tjerë të kriptuar, ai të jetë objekt i dekriminalizimit”, tha Berisha.
“Shoh se po largoni policë, shumë mirë. Por duhet të bëjmë në radhë të parë transparencën e politikanëve se ata janë udhëheqësit e krimit të organizuar”, vijoi ai.


