Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është rikthyer turit të takimeve me qytetarët në të gjithë vendin.
Paraditen e sotme, Basha zhvilloi takim me banorë të zonës buzë liqenit të Pogradecit. Ai postoi pamje nga takimi në rrjetet sociale.
Kreu demokrat do të jetë sot në disa zona të Pogradecit ku do të zhvillojë takime e biseda me qytetarë e sipërmarrës, në kuadër të turit të tij në të gjithë Shqipërinë.


