Zgjedhjet janë kthyer 20 vite mbrapa, janë cenuar parimet themelore

Mos i humb

Nënkryetari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi komentoi sot raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 14 majit, ndërsa shoti se raporti ka krahasim vetëm me zgjedhjet e vitit 2001.

“Me një fjali të thjeshtë, Edi Rama, qeveria që ka për detyrë të garantojë një ambient të përshtatshëm për zgjedhjet demokratike, në këtë dekadë ka bërë të mundur që zgjedhjet në Shqipëri, standardi i tyre të kthehet mbrapsht më shumë se 20 vite”, tha ai.

Sipas Bylykbashit, “zgjedhjet demokratike janë porta dhe çelësi për të hyrë në Europë”.

“Ajo që konstaton raporti i OSBE/ODIHR-it dhe mjafton të lexojmë rekomandimet prioritare, ne kemi cenimin e parimeve themelore të OSBE-së dhe Këshillit të Europës për zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike. Është e paprecedent në një raport të ODIHR në 20 vitet e fundit, ku herët e tjera ishte bërja e reformës zgjedhore konsensuale, për herë të parë kemi një rekomandim që nënvizon zbatimin e ligjit duket hetuar dhe ndëshkuar krimet zgjedhore”, theksoi ai.

Bylykbashi tha se në mënyrë specifike, raporti thotë se organet ligjzbatuese duhet të identifikojnë dhe të hetojnë në mënyrë të pavarur akuzat për shkeljet zgjedhore, përfshirë blerjen e votës, presionin mbi zgjedhësit, abuzimin me burimet shtetërore dhe kjo të bëhet në kohë dhe mënyrë të detajuar.

“Rekomandimi i dytë prioritar e vë theksin te shitblerja e votës në mënyrë të posaçme, që cenon integritetin e zgjedhjeve. Këtu dua të theksoj se për herë të parë, një rekomandim i ODIHR për shitblerjen e votave ka dalë në vitin 2015, në zgjedhjet e para të bëra nga Edi Rama. Rekomandimi prioritar numër tre flet fare qartë se është cenuar sekreti i votës. Raporti jep dimensione dhe mekanizma të ndryshme të përdorur për cenimin e sekretit. Cenimi i sekretit është i lidhur drejtpërdrejt me lirinë e votës”, shtoi ai.

Po ashtu, Bylykbashi theksoi se “presioni i ushtruar është rekomandimi tjetër, i cili thotë se janë abuzuar burimet shtetërore duke krijuar fushë të pabarabartë loje në zgjedhje”.

“Raporti konstaton pengimin e PD-së si forca kryesore e opozitës për të garuar me identitetin e saj, duke përdorur instrumentet gjyqësore për të vonuar këtë proces.
Raporti thotë se rrëmuja zgjedhore që krijoi qeveria duke postuar 1.3 milionë zgjedhës pa i njoftuar, ka çuar në një rekord të paprecedent, ku 30 përqind e zgjedhësve nuk janë lejuar për të votua”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit