Kryeministri hungarez Victor Orban tha se një marrëveshje për migracionin në samitin e sotëm të liderëve të BE-së në Spanjë ishte e pamundur, pasi vendi i tij votoi kundër në fillim të kësaj jave për një çështje tjetër të lidhur me migracionin.
Të mërkurën, një shumicë e mjaftueshme e shteteve të BE-së arritën një kompromis për një sërë rregullash të ardhshme për rastin e një numri të madh të ardhjeve të migrantëve.
Hungaria dhe Polonia nuk e mbështetën marrëveshjen.
”Nëse ju përdhunojnë ligjërisht, ju detyrojnë të pranoni diçka që nuk ju pëlqen, si do të dëshironit të kishit një kompromis?”, tha Orban.
“Politikisht është e pamundur. Jo sot, në përgjithësi, për vitet e ardhshme”, tha ai.
Përpjekja e fundit e liderëve të BE-së për të rënë dakord për një deklaratë të përbashkët mbi migracionin në qershor dështoi për shkak të pikëpamjeve të ndryshme.


