“Së pari, mendoj që pasi kemi parë që kemi pasur samitin për Ballkanin Perëndimor që ka ndodhur në Tiranë, nuk është befasi që edhe Procesi i Berlinit Bpo vjen në Tiranë.
Nëse do të kemi një fjali që unë do të dëgjoj përherë është që BE duhet të vijë në Ballkanin Perëndimor. Procesi i Berlinit është një platformë shumë e mirë për zgjerimin dhe angazhimin tonë në Ballkanin Perëndimor.
Mendoj që Procesi i Berlinit ishte dhe do të vazhdojë të jetë platforma më e besueshme, ku në tregojmë interesin tonë për Rajonin.
Ne këtu po flasim për projekte të mëdha politike, por edhe për projekt që prekin jetën e përditshme të qytetarave dhe si do ta sjellim BE këtu në Ballkanin Perëndimor.
Ne kemi parë po ashtu që KE që ditën e patë që kanë filluar komisionarët punën, e kemi bërë të qartë që zgjerimi i BE është përparësi kyçe, ndaj në kemi sjellë edhe planin e investimeve ekonomike.
Jam krenar të them që kemi bërë gjysmën e punës deri tani. Rajoni duhet të integrohet ekonomikisht me BE, para se të vendet e saj të bëhen anëtare të BE” tha komisioneri.


