Policia e Kosovës në aksion/ Kontrolle në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut

Mos i humb

Të mërkurën, Policia e Kosovës është duke kryer kontrolle në veri të Kosovës lidhur me agresionin në Banjskë të Zveçanit.

Lajmi është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, duke shtuar se nuk ka persona të arrestuar gjatë këtyre bastisjeve.

Sipas tij, Policia ka zhvilluar kontrolle në tri lokacione të ndryshme në komunën e Zveçanit dhe atë të Mitrovicës së Veriut.

“E konfirmojmë se janë tri bastisje në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut. Nuk ka të arrestuar dhe nuk dihet se çka është konfiskuar”, ka thënë Elshani

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit