Presidenti turk, Recep Tajip Erdogan ka urdhëruar negociata për të ndihmuar në sigurimin e lirimit të pengjeve civile izraelite të rrëmbyer nga militantët e Hamasit, tha një burim presidencial.
Natyra e bisedimeve dhe nëse Hamasi dhe zyrtarët izraelitë ishin të përfshirë të dy nuk ishte menjëherë e qartë.
”Raportet e mëparshme se zyrtarët turq takuan Hamasin në kryeqytetin Ankara për negociata janë të rreme”, shtoi burimi.
Erdogan është një kritik i zëshëm i pushtimit izraelit të Territoreve Palestineze.
Të mërkurën, ai dënoi bombardimet izraelite të Rripit të Gazës si një “masakër” duke denoncuar gjithashtu vrasjen e civilëve izraelitë.
Kryengritësit e Hamasit kryen masakra të shtunën e kaluar duke vrarë më shumë se 1 200 persona në qytetet kufitare izraelite dhe në një fest-festival.
Rreth 150 persona u kapën dhe aktualisht mbahen peng në Rripin e Gazës, disa prej tyre me shtetësi të dyfishtë.
Izraeli u është përgjigjur vrasjeve me një bombardim të rëndë ajror në zonën e Gazës.


