Kryeministri Edi Rama ka kritikuar Serbinë lidhur me tensionet në veri të Kosovës në 24 shtator.
Rama tha se policia e Kosovës veproi në mënyrë shembullore, ndërsa vendimi i Serbisë për shpalljen e zisë kombëtare për vrasjen e personave të armatosur ishte shëmbëlltyra e hijes së të shkuarës.
Ai deklaroi se Serbia vijon të jetojë në të shkuarën që nga disfata finale në vitin 1999.
Shpallja e zisë kombëtare nga autoritetet e Beogradit për kriminelët e vrarë ishte shëmbëlltyra e gjallë e hijes së të shkuarës, e cila bashkëjeton me Serbinë qysh nga disfata e vitit 1999 në Kosovë, një hisje që e ndjek kudo njeriun sapo del drita”, u shpreh kreu i qeverisë.
Ai u ndal edhe te deklarata e BE-së për tensionet në veri të Kosovës, ku theksoi edhe njëherë se nuk del në të njëjtën linjë me të.
Ne ua bëmë të artë miqve në Bruksel qse për t’u linjëzuar atë deklaratë që ishte krejt normale nëse agresioni kriminal i Banjskës nuk do të kishte ndodhur, prisnim një deklaratë të dytë të BE-së ku të dënoheshin qoftë organizatorët e grupit kriminal, qoftë organizatorët e zisë në Beograd dhe të fillohej menjëherë një hetim ndërkombëtar.


