Basha: Detyrimet ndaj të përndjekurve, shtysë për të reflektuar mbi rolin si PD

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi sot Memorialin e të përndjekurve politikë në Lushnjë.

Kreu demokrat tha se emri i PD duhet pastruar, duke braktisur çdo nuancë, çdo trend apo tundim intolerant, autokratik dhe delirant, që ka dëmtuar dhe dëmton ashtin dhe vlerat e saj.

“Te memoriali i të përndjekurve politikë në Lushnjë për të nderuar e kujtuar viktimat e regjimit më çnjerëzor në Europë.

Detyrimet tona, materiale e morale, ndaj të përndjekurve dhe pasardhësve të tyre, janë shtysë për të reflektuar mbi rolin tonë si Parti Demokratike. Për përgjegjësinë që kemi mbi supe për të mbrojtur atë që është e vlefshme nga trashëgimia jonë dhe nga historia e të djathtës.

Për pastrimin e emrit të saj, duke braktisur çdo nuancë, çdo trend apo tundim intolerant, autokratik dhe delirant, që ka dëmtuar dhe dëmton ashtin dhe vlerat e Partisë Demokratike”, – u shpreh Basha në rrjetet sociale.

Basha iu rikthye sot turit të takimeve me qytetarët, me takime në Lushnjë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit