Macron: Fuqizojmë lidhjet historike dhe kulturore mes Francës dhe Shqipërisë

Mos i humb

Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron deklaroi sot se, Franca dhe Shqipëria kanë një lidhje të madhe historike dhe kulturore me njëra-tjetrën dhe do të punohet për të fuqizuar më shumë këtë marrëdhënie.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama në Kryeministri, Macron u shpreh se, “së pari të respektojmë atë që na lidh. Është historia kulturore, gjuhësore. Ju jeni vetë shembull i gjallë z. Kryeministër. E pamë dje, unë isha shumë i lumtur dhe shumë krenar që i dorëzova dekoratën e “Oficerit të lartë të Legjionit të Nderit” z. Ismalil Kadare. Gjithashtu kaluam momente shumë të bukur kulturore me Angjelin Prelocaj dhe Tedi Papavramin gjatë darkë që ju na gostitët. Gjithashtu me shumë muzikantë të nivelit të parë dhe kjo shpreh marrëdhënien e fortë që ekziston mes kulturave tona”.

“Marrëveshja që u nënshkrua për kinemanë është prapë e rëndësishme për të ndërtuar një botë imagjinare franko-shqiptare dhe plotësisht evropiane dhe për të punuar bashkë”, tha Macron.

“Gjithashtu, faleminderit që na rezervuat kubin tek Piramida dhe vilën 31 që do të përdoret nga fondacioni “Art Explora”, ku do të shkojmë pak më vonë. Është diçka shumë e guximshme nga ana juaj dhe tregon vullnetin që kemi ne për të ecur përpara me ju”, theksoi Macron.

“Shpresoj ta vazhdojmë këtë rrugë duke investuar akoma më shumë në gjuhën frënge, duke shoqëruar akoma më shumë aleancat tona franceze dhe rrjetet tona dhe ecim bashkërisht për Liceun Francez të Korçës. Mund të keni besim tek unë”, u shpreh Macron.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit