Bota reagon për sulmin në spitalin e Gazës

Mos i humb

Raketat e hedhura në spitalin e Gazës kanë shkaktuar mbi 500 viktima dhe kanë ngjallur reagime të shumta të krerëve të politikës botërore.

Presidenti amerikan, Joe Biden

Jam thellësisht i indinjuar dhe i pikëlluar nga shpërthimi në një spital në qytetin e Gazës dhe humbjet e tmerrshme që rezultuan. Kam folur me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe mbretin Abdullah II të Jordanisë menjëherë pas dëgjimit të lajmit dhe u kërkova këshilltarëve të mi që të vazhdojnë të mbledhin informacion mbi atë që ka ndodhur saktësisht.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken

Telefonova presidentin e Palestinës Abu Mazen për të shprehur ngushëllimet e mija pas sulmit në spitalin në Gaza.

Presidentja e KE-së Von der Leyen

Një tragjedi e pakuptimtë na ka tronditur të gjithëve. Një spital në Gaza, shtëpia e qindra të plagosurve, u shndërrua në një ferr të zjarrtë. Skenat në spitalin Al Ahli janë të tmerrshme dhe shqetësuese. Nuk ka asnjë justifikim për të vënë në shënjestër një spital plot me civilë. Të gjitha faktet duhet të vërtetohen dhe përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron

Asgjë nuk mund të justifikojë një sulm ndaj një spitali. Asgjë nuk mund të justifikojë shënjestrimin e civilëve. Franca dënon sulmin në spitalin Al-Ahli Arabi në Gaza, i cili shkaktoi shumë viktima palestineze. Le të mendojmë për to. Duhet të hedhim dritë të plotë. Qasja humanitare në Rripin e Gazës duhet të hapet pa vonesë.

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani

Shqetësim dhe dhimbje për qindra viktima në spitalin Al Ahli në Gaza. Mbrojtja e popullatës civile edhe në konflikt duhet të jetë prioritet absolut.

Presidenti palestinez, Abu Mazen

Palestinezët nuk do të pranojnë një Nakba tjetër të shekullit XXI. Ne nuk do të largohemi nga toka jonë dhe askush nuk do të na largojë nga këtu.

Shefi i diplomacisë i BE-së, Josep Borell

Ne duhet të dënojmë gjithashtu faktin se ka viktima civile në Gaza që i kalojnë 3 000; dënimi i një tragjedie nuk na pengon të tregojmë dhembshuri për vdekje të tjera.

Izraeli

Shpërthimi që ndodhi dje në spitalin al-Ahli në Gaz u shkaktua nga një raketë e dëmtuar e lëshuar dje në orën 18:59 nga Xhihadi Islamik nga një varrezë aty pranë.

Rusia

Sulmet në një spital në Gaza janë një krim tronditës dhe një akt çnjerëzor.

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi

Flakët nga bombat amerikane do të gllabërojnë Izraelin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit