40 magjistratë të rinj që përfunduan studimet në vitin akademik 2022-2023 dhe që u emëruan një ditë më parë nga KLGJ, u betuan të premten. Ceremonia e betimit u zhvillua pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
E pranishme në ceremoninë e betimit ishte kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Nuredina Llagami. Ajo në fjalën e saj përpara magjistratëve të rinj tha se ky rrugëtim i tyre i ri, do të jetë plot sfida dhe për këtë ajo u uroi suksese.
Llagami tha se në pesë vitet e fundit, pas miratimit të Reformës në Drejtësi, sistemi gjyqësor është transformuar tërësisht, duke u vlerësuar meritokracia dhe për këtë KLGJ ka patur një rol të rëndësishëm.
“Ne shumë shpejt do ti jemi shumë mirënjohës këtij Këshilli, që në saj të punës së tij, ka bërë të mundur vendosjen e standardeve më të mira për ngritjen në detyrë dhe lëvizjen paralele. Duhet ti jeni mirënjohës këtij këshilli, se në avancimin e karrierës suaj, ju nuk do t’ju duhet të jeni pjesë e grupimeve të caktuara në sistemin e drejtësisë dhe as të keni lidhje politike, por duhet t’ja dini vetëm vetes tuaj. Promovimi mbi meritokracinë është thelbi i krijimit të një trupe gjyqësore profesionale, të pavarur dhe me integritet. Kjo gjë ka kërkuar shumë përpjekje nga ana e Këshillit, pasi kur e nisëm rrugëtimin tonë para pesë viteve, ne s’kishim asnjë model se si duhet të krijohen këto standarde”, tha Llagami.
“Trashëgonim një sistem me probleme të thella në promovimin e gjyqtarëve. Kishim një sistem jo funksional dhe jo efikas dhe me një barrë të rëndë ndaj publikut, i cili nuk besonte tek Gjykata. Sot, pas pesë vitesh, ne jo vetëm kemi ndërtuar një sistem funksional të bazuar mbi meritokracinë, por kemi ripërtërirë këtë sistem me brezin e ri. Ju jeni sot brezi i katërt që KLGJ emëron dhe sëbashku me kolegët tuaj, sot jeni rreth 120 magjistratë të rinjë brenda këtyre pesë viteve”, vijoi Llagami.
Duke theksuar se Vetingu në drejtësi ka krijuar kosto tek Gjykatat, Llagami tha se sot janë plotësuar të gjitha vakancat në Gjykatën e Larët dhe jo vetëm.
“Në këto pesë vite kemi bërë të mundur të mbajmë në këmbë Gjykatat dhe pse me shumë kosto të larta nga humbja e burimeve njerëzore prej vetingut. Mungesë kjo që vetë ideatorët e Reformës në Drejtësi, nuk e kishin parashikuar. Por, në fakt i ra barra këtij Këshilli që të reagonte në një mënyre të përgjegjshme ndaj këtyre situatave. Kemi të plotësuar sot plotësisht Gjykatën e Lartë, jo vetëm me gjyqtarë, por edhe me staf ndihmës. Edhe më shumë se sa ka KLGJ. Shpresoj dhe uroj që kjo Gjykatë të vazhdojë punën e saj me të njëjtin vrull edhe në vitet në vijim. Kemi bërë funksionale Gjykatat e Posaçme, Gjykatat e Apelit. Kemi arritur në kohë rekord hartimin, miratimin dhe zbatimin e hartës së re gjyqësore, projekti më madhor i KLGJ. Sot që flasim kemi ecur përpara edhe me vlerësimin e gjyqtarëve. Deri më tani kemi rreth 150 raporte vlerësimi të miratuara, të cilat kanë kaluar me sukses edhe kontrollin kushtetues e gjyqësorë. Vlerësimi që dikur ishin sporadike, krahasuar me ato që kemi miratuar sot”, tha Llagami.
Llagami u bëri apel magjistratëve të rinjë që t’u shërbejnë qytetarëve me durim, pasi qytetarët duhet të jenë në qendër të vëmendjes dhe kësisoj drejtësia do të gjej rrugën e saj.
“Por, a ka ende sfida? Patjetër! Sfida më e madhe është si ti shërbejmë qytetarët, që duhet të jenë në qendër të drejtësisë. Kjo është sfidë e përbashkët. Duhet ta kemi në mënyrë të përditshme, për ti shërbyer qytetarit, ashtu siç e meriton, si një qytetar i një vendi që aspiron të jetë në familjen europian. Në emër të KLGJ, sot ju uroj suksese në rrugëtimin tuaj profesional, që ju pret përpara, duke kultivuar durim dhe përulësi, sepse drejtësia dhe e vërteta e gjejnë vetë rrugën e tyre”, përfundoi fjalën e saj Llagami.
Gjyqtarët që u betuan sot
1. Znj. Ina Yzellari në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;
2. Z. Klajdi Tërova në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë;
3. Znj. Aurora Alimadhi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm
Elbasan;
4. Znj. Olta Cenaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;
5. Z. Estjon Venxha në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë;
6. Znj. Edlira Çota në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;
7. Z. Elvis Sulejmani në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;
8. Z. Vladimir Cjapi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;
9. Z. Noel Veizi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;
10. Z. Renis Sheshi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;
11. Z. Aldi Kareco në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;
12. Z. Genci Busho në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;
13. Z. Artan Çirraga në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë;
14. Znj. Alba Ngresi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë;
15. Znj. Dorentina Mulaj në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;
16. Znj. Klodiana Kryeziu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm
Fier;
17. Znj. Eranda Cufo në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë;
18. Z. Armand Shkurta në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;
19. Z. Fjorald Behari në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë;
20. Znj. Edona Vajushi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm
Sarandë;
21. Znj. Eglantina Biba në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm
Lezhë;
22. Z. Mikel Hysometaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm
Sarandë;
23. Znj. Dorina Alushi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;
24. Z. Lirim Bulica në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;
25. Znj. Juliana Pjetri në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;
26. Znj. Egla Mirashi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm
Shkodër;
27. Znj. Nertila Përallaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm
Gjirokastër;
28. Znj. Elona Mërtiri në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm
Shkodër;
29. Znj. Anisa Brinja në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm
Shkodër;
30. Znj. Elena Tafa në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë;
31. Znj. Lumturi Zhupa në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat;
32. Z. Ilirjan Hysa në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat;
33. Znj. Entela Selmanaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm
Gjirokastër;
34. Z. Entiljano Spahiu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm
Sarandë;
35. Z. Ervin Kore në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë;
36. Z. Romeo Merruko në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër;
37. Znj. Mevlute Çaushi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm
Dibër;
38. Z. Orald Hoxha në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër;
39. Znj. Ajshe Xhafa në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës;
40. Znj. Enkeleda Halilaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm
Dibër.


