Blushi: SPAK të nisë hetimet për pastrimin e parave në kullat e Tiranës

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi kërkoi sot nga SPAK që të nisë hetimet për pastrimin e parave në kullat e Tiranës.

“Dhënia e lejeve për ndërtimin e 12 kullave të reja në Tiranë, në fshehtësi dhe në mungesë të plotë të transparencës nga Këshilli Kombëtar i Territorit, është vijim i një krimi dhe gjenocidi kulturor ndaj identitetit të kryeqytetit tonë, në funksion të pastrimit të parave të pista të korrupsionit dhe të krimit të organizuar “, tha Blushi në një deklaratë për mediat.

Ai theksoi se, kjo vendimmarrje meriton t’i nënshtrohet pa vonesë një hetimi të thelluar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit.

“Tirana është kthyer sot në një lavatriçe gjigande të pastrimit të parave të krimit dhe korrupsionit, me gati 3 milionë metër katror ndërtime, me çmimet më të shtrenjta për metër katror në Europë, që shkojnë deri në 4 mijë euro m2”, tha ai.

Blushi u shpreh se, “Partia e Lirisë kërkon nga SPAK të nisë pa vonesë hetimet për pastrimin e parave në kullat e Tiranës, për të nxjerrë të vërtetën që fshihet pas këtyre investimeve të dyshimta dhe krejt panevojshme për kryeqytetin”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit