Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Mos i humb

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale së bashku me OSBE zhvilluan aktivitete në Kavajë, në kuadër të përmbushjes së detyrimeve të legjislacionit, në të dy fushat e përgjegjësisë së institucionit.

Në takimin ndërgjegjësues me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të autoriteteve publike të kësaj zone, ishin të pranishëm Komisioneri, Besnik Dervishi, shef i  Departamenti të Sundimit të Ligjit në zyrën e OSBE, Cailean Maclean, kryetari i bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja dhe përfaqësues të institucioneve qendrore e vendore që e ushtrojnë veprimtarinë në këtë njësi të vetëqeverisjes vendore, si dhe nga bashkitë e Peqinit dhe Belshit.

Në këtë aktivitet trajnues u theksua rëndësia e përmbushjes së detyrimeve ligjore në të dy fushatat e përgjegjësisë së Zyrës së Komisionerit, të cilat ndikojnë në rritjen e transparencës dhe mirëqeverisjes së autoriteteve publike e nga ana tjetër, forcojnë përgjegjshmërinë dhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët.   

Në këtë aktivitet u trajtuan elemente të ndryshëm të kuadrit rregullator, ashtu si dhe raste nga veprimtaria monitoruese e mbikëqyrëse e Zyrës së Komisionerit. Vëmëndje iu kushtua risive që do të sjellë legjislacioni i ardhshëm kombëtar për mbrojtjen e të dhënave personale, që transpozon tërësisht Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të Bashkimit Evropian (GDPR), ashtu si dhe ndryshimet dhe përmirësimet në ligjin “Për të drejtën e informimit” që hynë në fuqi së shpejti. Aktiviteti përfshiu edhe komponentët e tjerë për ndërgjegjësimin e qytetarëve, nëpërmjet shpërndarjes së botimeve nga stafi i Zyrës së Komisionerit, si dhe shkëmbimin e praktikës së mirë në kuadër të transparencës me publikun. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit