Muçaj tha se, “pjesëmarrja në këtë program do të shoqërohet me efekte financiare për pagesën e një kontributi operacional dhe një tarife pjesëmarrjeje, me vlerë 270-300 mijë euro në vit, deri në vitin 2027, që do të mbulohet nga buxheti i shtetit”.
Nga ana tjetër, vijoi ajo, kjo marrëveshje do të mbështesë me një vlerë prej më shumë se 7 miliardë euro për të gjithë ato subjekte private, publike, ente dhe qytetar që do të donin të kishin mbështetje për 4 objektiva që parashtron “Evropa Digjitale”, ku përfshihen përpunimi kompjuterik me performancë të lartë; Inteligjenca artificiale, të dhënat dhe cloud; Aftësitë digjitale të avancuara, si dhe përshpejtimi i përdorimit sa më të mirë të teknologjive digjitale.
Muçaj theksoi se, pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë program shërben si bazë e transformimit dixhital të ekonomisë dhe shoqërisë duke kontribuuar në zhvillimin ekonomik.


