Në fund të dhjetorit të vitit 2017 në Zvicër numëroheshin 318.002 punëtorë që vendbanimin e kanë jashtë vendit ndërsa punojnë në Zvicër, njofton Zyra Federale për Statistikë.
Fjala është për punëtorët e ashtuquajtur “ndërkufitarë” (“Grenzgänger” ose “Frontaliers”), të cilët jetojnë në zonat afër kufirit, në shtetet fqinje me Zvicrën.
Numri i përmendur më lart është për 1.7% më i madh se në fundin e dhjetorit të vitit 2016, transmeton albinfo.ch. Ndërsa në krahasim me muajin paraprak të vitit të njëjtë, rritja është 0.3%.
Ashtu sikurse edhe më parë, më së shumti punëtorë të kësaj kategorie ka në regjionn e Liqenit të Gjenevës, ku janë të përqendruar më shumë se një e treta e të gjithë atyre 318.002 punëtorëve. Në radhë për nga numri pastaj vijnë Zvicra veriperëndimore me Bazelin dhe ajo jugore me Tiçinon.