Raporti i KE, Xhixho: I jep zë shqetësimeve të opozitës

Mos i humb

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho tha sot se “progresraporti i KE vë gishtin në plagët më të rënda që i ka shkaktuar demokracisë qeveria “Rama””.

Në një reagim në rrjetet sociale, Xhixho tha se “skaneri i detajuar që i është bërë Shqipërisë nxjerr në pah problemet madhore të mazhorancës qeverisëse dhe u jep zë shqetësimeve që ka ngritur sistematikisht opozita. Kërkesat legjitime të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore”.

“Refuzimi i mazhorancës për ngritjen e komisioneve hetimore është tërësisht antikushtetues. Parlamenti dhe opozita, si pjesë e tij dhe përfaqësuese e vullnetit të qytetarëve, e ka të garantuar në Kushtetutë dhe ligj të drejtën për të kontrolluar punën e qeverisë përmes komisioneve hetimore”, nënvizoi Xhixho.

Duke u ndalur tek zgjedhjet dhe nevoja e reformës zgjedhore, Xhixho u shpreh se “progresraporti evidenton keqpërdorimin e resurseve dhe administratës shtetërore, presionin ndaj votuesve dhe shitblerjen e votës si problemet kryesore që vijojnë të cenojnë standardet e zgjedhjeve në Shqipëri”.

Sipas saj, reforma zgjedhore është domosdoshmëri.

Sa i përket korrupsionit dhe krimit të organizuar, Xhixho tha se “mbeten në nivele alarmante”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit