Samit NATO-Ballkan, Rama: Stoltenberg e priti me interes.

Mos i humb

Këtë të mërkurë në Shkup të Maqedonisë së Veriut u zhvillua takimi i liderëve të 5 vendeve anëtare të NATO-s nga Evropa Juglindore me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

Në konferencën për shtyp, Kryeministri Edi Rama tha se Stoltenberg e priti me interes një propozim të bërë për të ndërtuar një format të një Samiti të NATO-s me Ballkanin Perëndimor ku të jenë prezente edhe vendet që nuk janë anëtare.

Dëshiroj të bëj me dije se Stoltenberg e priti me interes propozimin për të ndërtuar një format të një samiti të NATO-s me Ballkanin Perëndimor ku të jenë të pranishëm jo vetëm vendet anëtare të NATO-s në këtë rajon, por edhe vendet partnere të NATO-s, pra faktikisht vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që këtu sot nuk janë të pranishme si dhe pjesa tjetër e vendeve anëtare që janë në kufi me rajonin dhe që kanë një interes të drejtpërdrejtë për stabilitetin dhe progresin demokratik të rajonit”, u shpreh Rama.

“Padyshim do ta shqyrtoj propozimin e Ramës, të mbështetur nga presidenti  i Kroacisë, që të takohemi në bazë më të rregullt dhe të ftojmë më tepër vende”, shtoi Stoltenberg.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit