Armëpushimi në Gaza nis pas 7 javësh luftë

Mos i humb

Armëpushimi i shumëpritur 4 ditor mes Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në fuqi pas 7 javësh luftime. 39 të burgosur palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite dhe 13 pengje të mbajtur në Gaza pritet të lirohen në orët e ardhshme.

Të burgosurit izraelitë do të dërgohen në burgun Ofer, në jug të Ramallah në Bregun Perëndimor dhe prej andej në një vendkalim dhe do t’u dorëzohen familjeve të tyre. Për çdo 10 pengje shtesë të liruar, armëpushimi do të zgjatet me 1 ditë.

Kryqi i Kuq do t’i shoqërojë ata në pikën kufitare Rafah dhe do t’ia dorëzojë ushtrisë izraelite, e cila do të fillojë procesin e identifikimit. Të burgosurit do të dërgohen në spitalet në Tel Aviv për teste fizike dhe psikologjike.

Ndërkaq 3 kamionë më ndihmë hynë në mëngjesin e kësaj të premteje në Rripin e Gazës. Rreth 230 kamionë që transportojnë ndihma, 4 kamionë me karburant dhe 4 kamionë që transportojnë gaz gatimi do të lejohen të hyjnë në Gaza përmes kalimit të Egjiptit Rafah në secilën prej katër ditëve. Kajro thotë se 130,000 litra naftë do të lejohen në Gaza çdo ditë.

Fillimi i armëpushimit, nisi pa bombardime në Gaza, ndryshe nga pak orë para se kjo të hynte në fuqi. Sirenat u dëgjuan vetëm në dy fshatra izraelitë jashtë Rripit jugor të Gazës, por nuk pati raportime për të lënduar. Automjete të blinduara dhe tanket u larguan nga Rripi i Gazës. Në qytetin Khan Younis në Gazën jugore rrugët ishin të mbushura me njerëz, të cilët shprehen se armëpushimi sjell shpresë dhe optimizëm pavarësisht dhimbjes që kanë shkaktuar bombardimet.

Por, ushtria izraelite paralajmëroi se “lufta nuk ka përfunduar ende”. “Pauza humanitare është e përkohshme,” tha një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, në gjuhën arabe. “Rripi verior i Gazës është një zonë e rrezikshme lufte dhe është e ndaluar të lëvizësh në veri. Për sigurinë tuaj, ju duhet të qëndroni në zonën humanitare në jug,” u thotë ai banorëve të Gazës

Marrëveshja ngjalli shpresat për përfundimin e luftës edhe në Bregun Perëndimor, ndërsa ka nxitur frikën për një konflikt më të gjerë në të gjithë Lindjen e Mesme. Izraeli është tërhequr kundër spekulimeve të tilla, duke thënë se ishte i vendosur të rifillojë ofensivën e tij masive pasi të përfundojë armëpushimi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit