Braimllari: Nuk reflekton hallet e qytetarëve të Tiranës

Mos i humb

Kryetari i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë Endrit Braimllari, duke komentuar buxhetin e miratuar nga qeveria lokale e Tiranës për kryeqytetin për vitin 2024, tha se ai nuk i reflekton hallet e qytetarëve.

Braimllari u shpreh se kryebashkiaku Veliaj se ka humbur kontaktet me ralitetin.

“Mbledhja më e rëndësishme e vitit për qytetarët e Tiranës, mbledhje e cila duhet të ishte e hapur dhe duhet të kishte vëmendjen maksimale, pasi pas 4 vitesh bunkerizim total, drejtim monist i bashkisë dhe Këshillit Bashkiak është hera e parë që qytetarët njihen publikisht mbi përdorimin e parave të tyre, që këtë vit nuk janë pak por 330 milionë euro buxhet”, tha Braimllari.

Sipas tij, bashkia e Tiranës gjatë drejtimit të Erion Veliajt është kthyer në një strukturë abuzimi në raport me qytetarët.

“Një çifti të ri, i duhen 75 vite për të poseduar një apartament. Nëse Erion Veliaj, me gjithë lejet e ndërtimit që ka firmosur, do t’a merrte 3% në metra katrorë ashtu sic thotë ligji, sot do të kishim 1 mijë apartamente për njerëzit në nevojë”, u shpreh Braimllari.

Ai mbylli fjalën duke theskuar se “nga buxheti i 2024, 1% e tij do të shpenzohet për qytetarët dhe 99% e buxhetit do të shkojë për ortakët dhe shpurën më të cilën ndan paratë Erion Veliaj”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit