Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka bërë një analizë të Buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2024.
Teksa foli për buxhetin ai përmend dhe një ndër veprimet e ndodhur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku I dhanë Veliajt si dhuratë pranga.
Sipas Blushit, Veliaj I meritonte pasi , miratoi 330 milion euro buxhet, pa debate dhe diskutim, në shkelje të hapur të ligjit për pushtetin vendor dhe të vetë Rregullores së Këshillit, të miratuar po nga vetë «Rilindja ».
Pjesë nga fjala e Blushit:
Erion Veliaj mori dje «dhuratën» që meriton prej kohësh.
Prangat e dorëzuara live në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, që për 313 sekonda, fiks si emri i burgut më të famshëm në Shqipëri, miratoi 330 milion euro buxhet, pa debate dhe diskutim, në shkelje të hapur të ligjit për pushtetin vendor dhe të vetë Rregullores së Këshillit, të miratuar po nga vetë «Rilindja » ishin dhurata e merituar për buxhetin më antisocial të miratuar ndonjëherë për Bashkinë e Tiranës.
Prangat janë simboli i drejtësisë :
Për aferën e inceneratorit inekzistent të Tiranës
Për keqmenaxhimin dhe vjedhjen e taksave tona në këto vite.
Për shtëpitë e shembura në shkelje të ligjit
Për gjobat e padrejta
Për braktisjen dhe lënien në harresë të qytetarëve në nevojë dhe personave me aftësi të kufizuara.
Për betonizimin dhe zhdukjen e hapësira të gjelbërta.
Për Ardit Gjoklajn
Për shembjen e Teatrit Kombëtar
Për zhdukjen e hapësirave ttrashëgimisë kulturore në çdo cep të Bashkisë Tiranës.
Nen drejtimin e Erion Veliaj, Tirana eshte kthyer ne kryeqendren e “mafies se plehrave” dhe ne lavatrice te pastrimit te parave, pasqyra e korrupsionit me skandaloz, mungeses se sherbimeve ndaj qytetareve, dhe agresionit mbi shendetin e tyre.
Ndaj nuk kishte se si që edhe ky Buxhet prej 330 milion euro, i miratuar në 313 sekonda, fiks si emri i burgut më të famshëm në Shqipëri, është kundërshtuar me forcë nga Partia e Lirisë.
Sepse ne nuk mund të pranojmë që Erion Veliaj të mbushë arkën e Bashkisë së Tiranës për vitin e ardhshëm me gjoba ndaj qytetarëve.
6 miliard lekë nga gjobat parashikon të arkëtojë Erion Veliaj për vitin 2024.
E thënë ndryshe, 200 mijë drejtues mjetesh në Tiranë, parashikohet të kenë në xhamin e makinës së tyre të paktën 3 gjoba në vit nga Policia Bashkiake në vlerën 10 mijë lekë të vjetra secila!
Kjo është një “taksë e fshehur” që ne e kundërshtojmë me forcë!
Erion Veliaj po shtrenjton me ????????% tarifën për kopshtet dhe me ????????% tarifën për çerdhet!
Në projektbuxhetin për vitin 2024, Bashkia e Tiranës parashikon të rritë sërish tarifën e ushqimit ditor për fëmijët në kopshte dhe çerdhe.
Erion Veliaj rrit me ????????-????????% pagat për Policinë Bashkiake dhe asnjë qindarkë familjeve pa strehë, të papunëve dhe personave me aftësi të kufizuar! Buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2024 nuk tregon një rritje të kapacitetit fiskal me qëllim të rritjes së autonomisë të Bashkisë Tiranë. Buxheti i vitit 2024 nuk tregon rritje progresive të të ardhurave të veta.


