Basha nga Lezha: Kthejmë pushtetin ekonomik e politik tek qytetarët

Mos i humb

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh se fokusi i demokratëve do jetë rikthimi i pushtetit politik dhe ekonomik në duart e qytetarëve.

Basha i pranishëm në aktivitetin e organizuar në 33-vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike në Lezhë, u shpreh se sot 3% e shqiptarëve kontrollojnë 85% të qarkullimit të parasë.

“Sot 3% e shqiptareve kontrollojnë 85% të qarkullimin e parasë, asaj formale dhe informale dhe ky përqendrim ekonomik është pjellë e përqendrimit politik të një qeverie që ka harruar detyrimet e veta kushtetuese, duke i marrë popullit çdo liri. Roli ynë s’është të konstatojmë këtë krizë të shumëfishtë, por të hapim rrugën për zgjidhjen që presin shqiptarët”, tha Basha.

“Së bashku këtë rrugë do ta hapim. Viti 2024 është vit përcaktues për të hapur këtë rrugë, për t’i rikthyer pushtetin politikë qytetarëve shqiptarë, duke rikthyer konkurencën në ekonomi dhe politikë. Kjo është arsye se përse të gjithë së bashku kemi ndërmarrë këto objektiva që s’janë vetëm për PD, por për të gjithë shqiptarët. Zëri ynë do të dëgjohet kudo, në hapësirat publike, mediatike, politike”, tha Basha.

33-vjetori i krijimit të Partisë Demokratike në Lezhë, bëri bashkë themelues, anëtare dhe simpatizant të kësaj force politike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit